Ministri Lekaj: Të gjitha rrugët janë plotësisht të hapura dhe të qarkullueshme

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 11:06 | Nga

Lekaj ka thënë për lajmi.net se borë ka rënë, por rrugët janë të qarkullueshme.

Ai ka treguar se është intervenuar në disa rrugë për shkak të akullit nga temperaturat e ulëta.

“Unë kam kontaktuar më parë me menaxher. Njoftohem se rrugët janë plotësisht të hapura. Borë ka rënë. Nuk ka vështirësi në rrugë. Është intervenuar për shkak të  akullit nga temperaturat e ulëta, nuk ka vështirësi në qarkullim”, ka thënë Lekaj për lajmi.net.

Ndërsa mëngjesit i sotëm ka zbardhur me borë, që sipas të dhënave të IHMK-së, në viset malore do të ketë reshje të dendura të borës, ndërsa në vendet e rrafështa më pak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme