Ministri Likaj priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për përgatitjet të cilat është duke i bërë MASh për fillimin e vitit shkollor 2020/2021.

Ministri Likaj ka falënderuar ambasadorin Braathu për ndihmën që ka dhënë misioni i OSBE-së në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, sidomos në fushën e arsimit. Gjithashtu e informoi ambasadorin Braathu edhe për koncept dokumentet të cilat janë hartuar për fillimvitin shkollor, duke përfshirë skenarin që parasheh fillimin e vitit në rast të nivelit të ulët të rrezikut, atë në rast të nivelit të mesëm të rrezikut dhe nivelit të lartë të rrezikut.

Ministri Likaj foli edhe për buxhetin të cilin ka ndarë MASh, në bashkëpunim edhe me donatorë për blerjen e pajisjeve teknologjike për t’iu mundësuar fëmijëve qasje në mësim. Ndërsa, ambasadori Braathu konfirmoi se OSBE do të vazhdojë ta mbështetjen, me projekte që me theks të veçantë sigurojnë qasje të barabartë dhe gjithëpërfshirje në arsim.

(Artikull i sponsorizuar)

Të ngjashme