Ministri Matoshi në hapjen e panairit më të madh të Euro-Azisë për teknologjinë mjedisore

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, me ftesë të organizatorëve ka marrë pjesë në hapjen e panairit më të madh të fushës së teknologjisë mjedisore për Evropë dhe Azi, IFAT 2019 – Stamboll, bashkë me sekretarin e parë të Ambasadës së Kosovës në Ankara, Viskont Jakupi, ministrin e Mjedisit të Maqedonisë Veriore, Sadullah Duraku, këshilltarin e tij të lartë politik, Valon Maliqi dhe veprimtarin, Recep Gyndyz.

Në këtë panair ministri Matoshi ka vizituar biznese të ndryshme që po promovojnë teknologjitë e tyre më të avancuara në fushën e mjedisit, duke përfshirë teknologjitë për menaxhimin e mbeturinave, ujësjellësin, trajtimin e ujërave të zeza etj. 

Në kuadër të këtij panairi Matoshi është takuar me  shumë prodhues të teknologjisë mjedisore dhe udhëheqës të kompanisë publike të ujësjellësit në Stamboll.

Panairi i  teknologjisë mjedisore për Evropë dhe Azi, IFAT 2019 – Stamboll,  grumbullon prodhuesit më të mëdhenj të teknologjisë mjedisore që ndërlidhen me trajtimin e ujërave të zeza, ujësjellësve, pastrimit të natyrës, impianteve të mbeturinave, trajtimin e plastikës dhe veprimtarive të tjera që ndërlidhen me mjedisin.

Të ngjashme