Ministri Peci nënshkruan një vendim të rëndësishëm për kafshët, ka të bëjë me Identifikimin dhe Regjistrimin e tyre

Prishtinë | 15 Mar 2024 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar një vendim të rëndësishëm.

Ky vendim po quhet si reformë në gjurmueshmëri dhe matrikulim, për përcaktimin e rregullave të Identifikimit, Regjistrimit të Kafshëve, raporton Ekonomia Online.

“Sot e nënshkruajta këtë udhëzim, i njëjti pas publikimit 7 ditë në gazetën zyrtare, hyn në fuqi’, ka thënë ndër tjera ministri.

Postimi i plotë:

Reformë në gjurmueshmëri dhe matrikulim!

🐂Përmes Udhëzimit Administrativ MBPZHR NR.01/2024 për përcaktimin e rregullave të Identifikimit, Regjistrimit të Kafshëve mundësohet gjurmueshmëria, ri-regjistrimi i tërësishëm i fondit blegtoral, si dhe menaxhohet në mënyrë transparente çështja e matrikulave e nga ana tjetër eliminohen abuzimet me numrat e matrikulave tek kafshët.

✍️Sot e nënshkruajta këtë udhëzim, i njëjti pas publikimit 7 ditë në gazetën zyrtare, hyn në fuqi.

👨‍🌾Andaj fermerë e blegtorë, nuk do të keni asnjë pengesë rreth matrikulimit për të aplikuar në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024!

Të ngjashme