Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përcolli nga afër realizimin e mbjelljes së 10 hektarëve me patate nga ana e bujku Sadik Abiti nga fshati Pestovë i komunës së Vushtrrisë.
Peci ka thënë se fermerët e Vushtrrisë janë shpirti i Vushtrrisë që i japin frymë ekonomisë së kësaj zone.
Ministri ka njoftuar se vazhdon të jetë i hapur Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku një hektar i patates subvencionohet me 654€ duke përfshirë këtu plehërimin dhe naftën.
Postimi i plotë:
Fermerët e Vushtrrisë janë shpirti i Vushtrrisë që i japin frymë ekonomisë së kësaj zone!
Në Pestovë, bujku Sadik Abiti po mbillte sot 10 hektar me patate krahas 10 hektarëve me grurë që ka mbjellur gjatë vjeshtës.
Vushtrria është njëra nga Komunat më të zhvilluara bujqësore e Republikës së Kosovës. Ajo veçohet me atë që njihet si rajonalizimi i produktit duke patur simbol pataten cilësore.
Sipas tij, gjithçka në sektorin e bujqësisë është në vendin e duhur. Nëse më herët i është dashur një javë që vetëm të aplikojë, tani procesi i aplikimit i ka zgjatur vetëm 10 minuta pa asnjë kosto financiare falë masave të ndërmarra për thjeshtimin e kësaj procedure.
Duke qenë se është koha e mbjelljes së patates ua rikujtojmë se vazhdon të jetë i hapur Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku një hektar i patates subvencionohet me 654€ duke përfshirë këtu plehërimin dhe naftën.
Për informata shtesë rreth mbjelljes së patates mund të kontaktoni këshilltarët komunal, ku në secilën komunë mund të lajmëroheni në Drejtorinë / Zyrën për Bujqësi, ose në zyrën qendrore të Shërbimit Këshillimor, në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, në MBPZHR, në Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish-Ramiz Sadikut, Nr. 120 Kati III, Prishtinë, ose në tel. 383- (0)38 200 38 426.