Ekonomia Online
FUNDIT

Ministri Peci viziton fermerin Rexha nga Barileva, ka të mbjella 73 hektarë me grurë

Ministri Peci viziton fermerin Rexha nga Barileva, ka të mbjella 73 hektarë me grurë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar fermerin Besim Rexha, nga Barileva e Prishtinës, i cili ka të mbjella 73 hektarë me grurë. Fermeri Rexha e njoftoi ministrin se këtë vit rendimenti është tepër i mirë dhe se ai pret të marrë rreth 7 tonë grurë për hektar.  Peci tha se […]

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar fermerin Besim Rexha, nga Barileva e Prishtinës, i cili ka të mbjella 73 hektarë me grurë.

Fermeri Rexha e njoftoi ministrin se këtë vit rendimenti është tepër i mirë dhe se ai pret të marrë rreth 7 tonë grurë për hektar. 

Peci tha se ne kohën kur është bërë ministër në vitin 2021, kontakti me fermerët ka qenë i vështirë, për shkak të borxheve të shumta qe ministria kishte ndaj tyre. 

“E kam filluar fushatën e parë të korrje-shirjeve në vitin 2021 me Besimin, në kohën kur ishte goxha sfiduese përballja me secilin fermer për arsye tashmë të njohura andaj zgjodha që fushatën e fundit të korrje-shirjeve për këtë mandat ta përmbyll po me Besimin, një bujk i zellshëm, punëtor e shembull nga fshati Barilevë i komunës së Prishtinës”, ka theksuar Peci.

“Më kujtohet kur jam bërë ministër në vitin 2021 dhe kontakti me fermerë ka qenë i vështirë për shkaka se ministria u kishte 40 milion euro borxhe. Për mu nuk ka më mirë se sa me pas vlerësimin edhe mirënjohjen e fermerëve”, ka thënë Peci. 

“Se sa ka dallim bujqësia e ditëve të sotme me praktikat e mbrapshta të granteve të vitit 2016, më së miri ua tregon Besimi, praktika të cilat i eleminuam me vullnet të hekurt, kurse sot, falë meritokracisë dhe mbështetjes financiare të Ministrisë së Bujqësisë, tokat i punon me traktor ‘FEND’ modern, si dhe ka ngritur kapacitetet për depon ekzistuese për grumbullimin dhe ruajtjen e perimeve përmes Programit për Zhvillim Rural/ Grante”.

Ministri ka thënë se tani ndjehet mirë kur merr vlerësime e mirënjohje nga fermerët. 

“Nga një bujk i cili veprimtarinë e ka filluar me vetëm 2ha tokë, sot ai punon qindra hektar tokë, me grurë, misër e perime. Besimi një fermer, patriot dhe ish-ushtar i UÇK-së, që i del Zot tokës me përkushtim e dashuri për vendin e tij”.

E fermeri Rexha ka thënë se fermerët në këtë kohë kanë qenë të kënaqur. 

“Rendimentin do ta mbërrij mbi 7 tonë këtë vit. Fermerët në këtë periudhë kanë qenë të kënaqur”, tha Rexha. 

Të ngjashme