Ministri Veliu priti në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Braathu

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim ministri Veliu falënderoi ambasadorin Braathu dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e institucioneve dhe demokratizimin e tyre si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në fushën e sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve të agjencioneve.


Ambasadori Braathu poashtu falënderoj ministrin Veliu për gatishmërinë e tij të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në përgjithësi organeve të sigurisë në vend, dhe e siguroi atë që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme