Ministria e Arsimit fillon ndërtimin e një çerdheje të re në Klinë

Klinë | 15 Gus 2019 | 11:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në arsim, me theks në arsimin e komunës së Klinës, si dhe përpjekjet e përbashkëta për ngritje të cilësisë.

Më pas, Bytyqi e Elezaj kanë vizituar punimet e shkollës fillore të mesme të ulët “Ismet Rraci”, e cila pritet të jetë e gatshme në fillim të këtij viti shkollor.

Në këtë shkollë vijojnë mësimet rreth 1 600 nxënës.

Gjatë vizitës në Klinë, Bytyqi ka vënë, gjithashtu, gurthemelin për ndërtimin e një çerdheje të re.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe deputetja e zonës, Mirjeta Kalludra. Ky projekt është investim i Ministrisë së Arsimit dhe kapë vlerën mbi 500 mijë euro.

Të ngjashme