Ministria e Arsimit kundërligjshëm mban tre ushtrues detyre

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 08:13 | Nga

Që nga muaji tetor i vitit 2015 nuk është zgjedhur sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Gjatë këtyre viteve kjo pozitë drejtohet nga ushtrues detyre, sikundër ndodh edhe në dy institucione të tjera, që veprojnë në kuadër të kësaj ministrie, shkruan sot Koha Ditore.

Instituti Pedagogjik i Kosovës po nga viti 2015 udhëhiqet nga ushtruesja e detyrës së drejtorit, Labëri Luzha, kurse Agjencia e Akreditimit e Kosovës nga Bekim Samadraxha.

Në Akreditim ushtruesi i tashëm i drejtorit ka pasuar Fortuna Mehmetin, e cila po ashtu si ushtruese detyre ka mbajtur postin nga viti 2014 deri në shtator të këtij viti, kur bashkë me anëtarët e Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë u shkarkua nga ministri Shyqiri Bytyçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme