Ministria e Arsimit shpall konkurs për 40 bursa për femra

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e Republikës së Kosovës, ka shpallur konkurs për ndarjen e 40 bursave për femra për regjistrim nё drejtime teknike nё Institucione tё Arsimit dhe Aftësimit Profesional për vitin shkollor 2020-2021,

Të gjitha femrat të cilat përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët, dhe të cilat i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuar në konkurs kanë të drejtë të aplikojnë për bursë në një nga drejtimet teknike në të gjitha IAAP-të në Republikën e Kosovë të cilat ofrojnë një nga profilet në vijim:

Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit;
Instalues elektrik;
Mekatronikë; dhe
Automekanik.
Konkursi do të jetë i hapur prej 17 deri 27 Gusht 2020.

Të ngjashme