Ministria e Bujqësisë mbyll përfundimisht pompën e derivateve “Patroni”, asistimi bëhet nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 22 Mar 2024 | 10:09 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektorë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të premten kanë shkuar sërish në pompën e derivateve “Patroni”, pasi shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale vendosi në favor të ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, raporton Ekonomia Online.

Inspektorë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë vendosur përfundimisht shiritat në pronën që gjendet përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë.

Më 1 shkurt të këtij viti, Ministria e Bujqësisë ndërmori aksion për lirimin e dy pronave në afërsi të objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Njëra nga pronar shfrytëzohej me qira nga pompa e derivateve ‘Patroni’. Megjithatë, Ministria e Bujqësisë vendosi që kontrata e qirasë për pompën e derivateve të mos vazhdohej.

Ministri Peci ka paralajmëruar se në të njëjtin lokacion pritet të nisin procedurat për ndërtimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë.

Pronari i pompës së derivateve “Patroni”, Habib Morina, ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci se vendimi për mbylljen e pompës është bërë me urdhër të tij, raporton Ekonomia Online.

Sipas Morinës, zyrtarë të kësaj ministrie nuk kishin autorizim e as vendimin për mbyllje.

“Sa i përket këta ishin Agjencioni i Pyjeve se nuk kanë të drejtë me i vendos shiritat. Këta thanë kemi urdhër prej ministrit (Faton Peci) dhe ne duhet me i vendos shiritat se dalim nga puna dhe kemi urdhër dhe nuk mundemi pa e zbatuar urdhrin. Këta nuk kishin as autorizim, as nuk patën kurrfarë vendimi, po i vendosen me një vendim të ministrit”, u shpreh ai.

Morina deklaroi se rasti është në Gjykatën e Apelit dhe se do duhej që të pritej vendimi.

“Ne e kemi lenden në apel edhe po e presim apelin çka do të vendos. Po na vjen keq, herë mbyll e here qel, se nuk kemi nevojë më bë kësi fizkulture apo është një vendim i ministrit personal se e ka bërë. Përveç neve këto bizneset tjera nuk i ka anuluar, të cilat aty do të ndërtohet objekti kurse ne nga rruga kryesore 26 metër nuk ka të drejtë që të ndërtohet objekti. Kjo mbete apet parking ose jetë ose dikush do ta marr që ta shfrytëzoj. Se objekti ndërtohet mbi 30 metra te poshtë. Mundeni me e pa projektin. Besoj që po sepse është investim i madh, këtë investim na ka shti vetë Ministria me bërë në atë kohë ku na ka dhanë kontratë deri në 2013. Në e kemi në kontratë të shkruara”, u shpreh Morina.

Të ngjashme