Ministria e Diasporës hap konkurs për aplikim për shkollë verore

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, duke u mbështetur në Ligjin nr.04/L-095 të Diasporës dhe Mërgatës, Planin e Veprimit të Punës për vitin 2019, projektet për mësimin plotësues në Diasporë, me qëllim të përkrahjes, ruajtjes, kultivimit të identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të mërgimtarëve, veçmas të fëmijëve të diasporës, organizon një kamp dhe një shkollë verore të cilat do t’u mundësojnë të rinjve nga diaspora të krijojnë lidhje të reja shoqërore. Gjatë qëndrimit në vendlindje, nxënësit do të kenë aktivitete të shumta me tema të ndryshme në funksion të edukimit të tyre, që t’ua forcojë edhe më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për vendin dhe për njerëzit.

Programi i kampit/shkollës verore

Programi do të jetë interaktiv dhe do të përmbajë:

aktivitete socializuese;
mësimi joformal (përmes aktiviteteve dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies);
vizita njohëse të monumenteve historike, kulturore dhe bukurive natyrore;
aktivitete sportive;
mbrëmje zbavitëse me muzikë.
Koha e mbajtjes

20 deri më 24 korrik 2019 – kampi veror;
5 deri më 9 gusht 2019 – shkolla verore.
Vendi

Rugovë/Pejë

Numri i pjesëmarrësve që do të pranohen për secilin aktivitet

Katërdhjetë (40)

E drejta e aplikimit dhe kriteret

Të drejtë aplikimi kanë fëmijët dhe të rinjtë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria të moshës 13 – 17 vjeçare;

Afati i aplikimit

Afati i fundit për aplikim është data 14 korrik 2019, në orën 00:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme