Ministria e Infrastrukturës investon 1.5 milionë € në dy rrugë në Lipjan

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 15:28 | Nga

Ministria e Infrastrukturës do të investojë disa projekte të rëndësishme infrastrukturore në Komunën e Lipjanit.

Të shtunën ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, do të inaugurojë fillimin e punimeve në rehabilitimin e rrugës rajonale Lipjan-Magurë.

Kjo rrugë që do të investohet nga Ministria e Infrastrukturës, ka një gjatësi prej 9.28 kilometrash, ndërsa vlera e realizimit të tij është 1 164 689 euro.

Ministria e Infrastrukturës është duke realizuar edhe projektin e ndërtimit të segmentit rrugor Gadime e Epërme-Smallushë-Sllovi, me gjatësi 5 kilometra, në vlerë prej 439 916 €.

Po ashtu janë iniciuar procedurat e prokurimit për projektet:

Ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë-Lipjan (te Burgu); dhe ndërtimi i rrethrrotullimeve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (kryqëzimi në Janjevë).

Të ngjashme