Ministria e Kulturës reagon për shënimin e Ditës Botërore të Librit

Prishtinë | 23 Pri 2017 | 13:50 | Nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dëshiron të sqarojë opinionin publik se, shkrimi i botuar nëpër disa portale “Ministria e Kulturës harron Ditën e Librit” është i pavërtetë dhe tendencioz. Shkrime të tilla të paverifikuara, nuk janë në dobi as të librit dhe as të opinionit publik.

Ministria e Kulturës e ka shënuar Ditën e Librit të premten e kaluar me një aktivitet të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me ç’ rast ministri Kujtim Shala shpërndau libra për lexues. Aktiviteteti i shënuar të premten, ka qenë publik, prandaj një keqinformim i tillë është tendencioz, dhe më së paku në dobi të librit.

MKRS- ja, me politikat e veta, ka ndihmuar në vazhdimësi librin, duke e rritur buxhetin dhe duke subvencionuar autorët, botuesit dhe bibliotekat. Po ashtu, ne po punojmë që të themelojmë agjencinë e librit dhe të promovimit të kulturës, si mekanizëm, i cili do t’i zhvillojë dhe avancojë më tutje politikat e librit.

Më poshtë keni njoftimin për shënimin e Ditës Botërore të Librit:

http://mkrs-ks.org/?page=1,6,1513;

 

Të ngjashme