Ministria e Mbrojtës e Shqipërisë: Era po ndikon që zjarret të mbesin problematike

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtës e Shqipërisë ka treguar përmes një njoftimi se gjendja e zjarreve në vend është ende problematike sidomos në veri pavarësisht punës së forcave operacionale të cilët gjinden në terren.

Në ndihmë i kanë dalë edhe USAID po ashtu me mbështetje ajrore i kanë ndihmuar forcat çeke dhe ato holandeze.

Ajo ka shtuar se pavarësisht situatave erërat po i ndihmojnë zjarret që të përhapen, njofton Klankosova.tv.

“Era ka ndikuar në përhapjen e flakëve në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë”.

“Përkeqësim ka situata në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë përshkuar deri tani rreth 220 ha ahe, pishe, barishte e dushq dhe janë djegur 140 ha kullota”.

Kurse në disa zona zjarret kanë dalë jashtë kontrolle.

“Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos”.

Momentalisht sipas ministres nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Të ngjashme