Ministria e Shëndetësisë: Do të jepet doza e tretë dhe doza përforcuese anti-Covid

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje për Gazeta Blic, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të merret vendimi për dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid-19.

Siç thuhet në përgjigjen nga ana e ministrisë, doza e tretë do të jepet dhe përkundër kësaj edhe një dozë përforcuese.

Aty është dhënë sqarimi se çka dallon doza e tretë nga doza përforcuese anti-Covid-19.

Përgjigja e plotë nga ministria e Shëndetësisë pët Gazeta Blic:

Komiteti per imunizim kunder COVID-19 e ka trajtuar ceshtjen e dhenies se dozes perforcuese dhe dozes se trete kunder COVID-19 dhe pritet shpejt qe te behet rekomandimi edhe per dhenien e ketyre dozave.

Informate se cka dallon doza perforcuese nga doza e trete:

Një dozë përforcuese e COVID-19 është një dozë e re që i jepet një personi plotësisht të vaksinuar për të ndihmuar në përmirësimin e mbrojtjes që ka rënë me kalimin e kohës. Disa grupe që janë treguar se e humbasin mbrojtjen më shpejt se të tjerët tani kanë të drejtë për një përforcues.

Një dozë shtesë (e tretë) kundër COVID-19 është një dozë tjetër vaksine që i jepet dikujt që nuk mori mbrojtje të mjaftueshme nga seritë fillestare të vaksinave të tyre. Disa njerëz me sistem imunitar të dobësuar mund të marrin një dozë shtesë për t’u mbrojtur plotësisht kundër COVID-19.

Të ngjashme