Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë ish-kryeministri kosovar Bajram Rexhepi, në njërin nga spitalet e Turqisë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësministri në Ministrinë e Shëndetësisë, Rrustem Musa.
Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka pësuar sulm në tru disa muaj më parë.
Ai për disa ditë ka qëndruar nën kujdesin intensiv në QKUK. Ambasada turke ka hequr shpenzimet për dërgimin e Rexhepit për shërim në Turqi.