Ministrja Bajrami iu premton mbështetje bizneseve të Lipjanit

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 16:10 | Nga

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit në konferencën e organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit” informuan bizneset e komunës së Lipjanit për shërbimet që ofrojnë institucionet e Republikës së Kosovës, ndikimin e tyre në zhvillimin e ndërmarrësisë si dhe në krijimin e mundësive lehtësuese për investime.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin: Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përfaqësues të ATK-së, Doganave të Kosovës, të KEDS/KESCO, AZHR-së, përfaqësues të institucioneve komunale dhe përfaqësues të rreth 50 të bizneseve të kësaj komune.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj.Hykmete Bajrami, në fjalimin e saj shprehu zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të bizneseve, duke krijuar kushteve më të mira të të bërit biznes, në mënyrë që të fuqizohet edhe më tej sektori privat, mundësitë e gjenerimit të vendeve të reja të punës dhe krijimin e një klime më të mirë në zhvillimin e biznesit.

Ministrja Bajrami, ndër të tjera njoftoj për projektet që tashmë janë duke u funksionalizuar, e që janë të rëndësishme për ndërmarrësit. Projekti për Certifikimin e Produkteve, me te cilin prodhuesve iu mundësohet certifikimi i produkteve të tyre, në mënyrë që përveq tregjeve vendore të synojnë edhe ato ndërkombëtare. Kjo po ashtu mundësohet edhe përmes Marrëveshjes për Stabilizim Asociimit; si dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.

Ministrja Bajrami përmendi po ashtu përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësirave që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë për bizneset: “Kemi përmirësuar shërbimet në dhënien e lejeve dhe licencave, kemi ulur taksat, kemi unifikuar numrin e regjistrimit të biznesit me numrin e eksport/importit, që merret në Doganë dhe me atë të ATK-së”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja po ashtu ka shtuar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka qenë dhe mbetet në shërbim të bizneseve sa i takon zgjidhjes së barrierave tregtare me vendet fqinje, me të cilat ballafaqohen kompanitë kosovare.

Më tej, ministrja Bajrami përmendi edhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e cila lejon qasje në tregun evropian dhe ofron mundësi të mira për kompanitë prodhuese kosovare, që të depërtojnë në tregje të reja në vendet e BE-së.

Po ashtu, ajo ka ritheskuar se si koordinatore e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik kemi adresuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset.

Njëkohësisht, ministrja Bajrami foli edhe për projektet tjera të Ministrisë të cilën ajo e drejton, sic janë zonat ekonomike, ku këtë fundvit kemi ndarë 250 mijë euro për Zonën Ekonomike në Lipjan, ku po punohet në infrastrukturë.

Ministrja Bajrami edhe njëherë u premtoi ndërmarrësve se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë në përkrahje të vazhdueshme në përmirësimin e mëtutjeshëm të ambientit të biznesit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme