Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës.
Përfaqësuesit e kësaj shoqate e njoftuan ministren Bajrami për vështirësitë që ata i hasin gjatë zbatimit të Ligjit për Punimet nga Metalet e Çmuara, duke këkruar nga kjo që të shqyrtoi shqetësimet e ngritura të cilat kanë bëjnë me kontrollin e cilësisë, ekzaminimin dhe shënjimin e punimeve nga metalet e çmuara.
Ministrja Bajrami shprehu gadishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të MTI-së dhe Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, për të ndikuar në përmirësimin e ambientit për të bërë biznes edhe për ketë sektor, përmes zbatimit të ligjshmërisë dhe sipas nevojës ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit, duke adaptuar standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e punimeve të metaleve të çmuara.