Ministrja Gërvalla në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, prioritet siguria në rajon

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Sfidat globale dhe rajonale të sigurisë dhe nevoja e bashkëpunimit të ngushë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përballimin dhe tejkalimin e tyre ishin në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Drejtorin e ri për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ambasadorin Michael Carpenter.

Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Washington, Ministrja Gërvalla e njoftoi ambasadorin Carpenter rreth përparimit të bërë gjatë këtyre tri viteve sidomos në demokratizimin e vendit, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, fusha këto në të cilat Republika e Kosovë është lidere në Ballkanin Perëndimor.

Ajo theksoi më tej vendosmërinë e Kosovës për shtet ligjor, drejtësi, zhvillim ekonomik, por njëkohësisht edhe paqe e stabilitet në rajon.

Gjatë këtij takimi u ritheksua miqësia e fortë dhe e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Kosovës, e cila vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme e sigurisë dhe zhvillimit në rajon.

Të ngjashme