Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka thënë se zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane ka vazhduar sipas planit të veprimit të kësaj agjende. Ajo ka thënë se raporti i fundit që kanë hulumtuar ofron pasqyrë të gjendjes së zbatimit të secilit aktivitet, raporton Ekonomia Online.
“Ministria e Integrimit ka vazhduar me monitorimin e planit të veprimit të agjendës për reforma evropiane dhe në këtë drejtim kemi vazhduar të hartojmë raporte mujore mbi ecurinë e zbatimit të secilit veprim të planifikuar dhe janë mbajtur takime të rregullta të strukturave koordinuese, ndërinstitucionale, të komitetit punues dhe të shtatë komisioneve ekzekutive. Raporti që kemi hulumtuar mbulon periudhën nëntor 2017 dhe janar 2018 dhe ofron një pasqyrë të gjendjes së zbatimit të secilit aktivitet”, tha Hoxha.
Sipas saj në këtë agjend janë gjithësejt 22 prioritetet dhe një prioritet është i përmbushun plotësisht, që është zbatimi i prokurorimit elektronik, ndërsa 21 prioritete janë duke u përmbushur.
Ajo ka përmendur edhe 21 prioritetet të cilat janë në proces të përmbushjes së tyre dhe që pritet që në muajt në vazhdim të përfundohen.