Ministrja spanjolle del pozitive me Coronavirus

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e barazisë në Spanjë, Irene Montero ka dalë pozitive me coronavirusin dhe është karantinuar së bashku me partnerin e saj, zëvendëskryeministrin dhe drejtuesin e Podemos, Pablo Iglesias,.

“Të gjithë anëtarët e qeverisë do t’i nënshtrohen testimit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë spanjolle ku theksohet se rezultatet do të publikohen më vonë gjatë ditës.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të zhvillojë të gjitha takimet përmes video-konferencave  duke filluar nga sot pasi Montero u diagnostikua me coronavirus, raportojnë mediat e huaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme