Miranda Kerr ndërmerr masa ekstreme që të ndihet e shëndetshme

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Në maj të këtij viti, modelja Miranda Kerr dha një intervistë për një revistë bukurie që po e merr së fundmi vëmendjen që meriton pasi shpalos masat ekstreme që ndërmerr Miranda për t’u ndjerë e shëndetshme në shtëpi.

Miranda – e cila është e martuar me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel, tha për NewBeauty Magazine: “Kam detektorin EMF (e fushës elektromagnetike) që i kap valët në ajër. Kam kontrolluar gjithë shtëpinë nga një profesionist.”

“Kemi ngjitëset që vendosen pas celularit për rrezatimin,” vijoi ajo. Gjithashtu, ka një buton që “fik gjithë elektricitetin në shtëpi gjatë natës, me përjashtim të frigoriferit dhe kamerave të sigurisë.”

Modelja ka edhe një filtër uji alkalin që rrit pehashin e ujit në shtëpi, shkruan anabel. “Por nuk e dua shumë alkalin sepse stomaku ka nevojë për acid që të tresë ushqimin.”

Dhe, “përdor Palo Santo (një lloj druri) për të pastruar energjinë e hapësirës dhe difuzorë me vajra esencialë, në varësi të rrethanave.”

Shtëpia e çiftit mendohet të jetë blerë 12 milionë dollarë në vitin 2016.

Të ngjashme