Miratohen në parim ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 11:12 | Nga Besjana Bajrami

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për pagat në sektorin publik.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale morën votën e 86 deputetëve, prej tyre 61 votuan për, 19 ishin kundër dhe shtatë deputetë abstenuan në këtë vendimmarrje, raporton EkonomiaOnline.

Projektligji për pagat në sektorin publik mori 64 vota për dhe dy abstenime.

87 deputetë të pranishëm votuan edhe Projektligjin për ratifikimin e traktit që themelon komunitetin e transportit.

Ky projektligj mori 82 për dhe tri kundër.

Projektligjit për zyrtarët publik mori miratimin e 65 deputetëve të pranishëm në seancë plenare.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme