Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutat dhe rekomandimet e nxjerra nga debatet e mbajtura ditë më parë.
Me 90 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar rezoluta e nxjerrë nga debati parlamentar i thirrur nga Partia Social Demokrate (PSD) lidhur me korrupsionin si kriter për liberalizimin e vizave.
Përmes kësaj rezolutë, Kuvendi i Kosovës kërkon rritjen e buxhetit dhe ngritjen e kapaciteteve për sektorin e drejtësisë për Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor të Kosovës, kërkon nga organet e drejtësisë të jenë më efikase në zgjidhjen e rasteve që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsionit, si dhe kërkohet nga qeveria që brenda vitit të hartohen projektligje që forcojnë masat për luftën kundër korrupsionit.
Me 70 vota për janë miratuar edhe rekomandimet nga Debati parlamentar, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë.
Obligimi i qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, trajnimet për mësimdhënësit, hartimi i rregulloreve, sanksionim me ligj për shantazhimin e fëmijëve në rrjete sociale, ishin vetëm disa nga rekomandimet e votuara.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar gjithashtu edhe rezoluta e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me sektorin e Energjitikës dhe Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Kjo rezolutë përmban këto pika:
Ndërsa, votimi i rezolutës së nxjerrë nga debati parlamentar në lidhje me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovë është shtyrë për në fund.