Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë gjermane, përkatësisht bankës KFW.
Kjo marrëveshje për hua është arritur për programin për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike.
Marrëveshja është bërë me kërkesën e kryetarit të grupit parlamentarë të LDK-së Ismet Beqiri.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se huaja është deri në 2.5 milionë euro për sektorin e energjisë pasi që sektori i energjisë është kyç për zhvillimin ekonomik.