Miratohet në parim marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Drejtësia”

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 13:48 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 8 vota për dhe asnjë kundër Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka votuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”, raporton Ekonomia Online.

Për këtë pikë ka raportuar ministra e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila tha ky program do ta forcoj demokracinë, lirit dhe të drejtat e njeriut.

“Së pari pjesëmarrja ka mundësuar që Kosova të përfitoj nga projekt e BE. Programi përfshin në avancimin e bashkpunikt gjyqësor ne çështje civile dhe çështje e tjera penale. Programi përfshin trajnime për gjyqatrët, po ashtu adreson forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe te drejtat themelore. Programi parasheh mbështejte të shoqërisë civile”, tha ajo.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka kërkuar nga ministrja që deputete të kenë të plotë programin e kësaj marrëveshje.

Të njëjtën kërkesë ka pasur edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

“Nuk e dimë cili është benefiti i drejtpërdrejt i kësaj marrëveshje, nuk kemi informata. Të vetëm informatë që kemi, janë ato që i dhatë ju. Na nuk po e dimë cili është kontributi i BE-së për me e dhënë votën”.

E ministrja tha se informatat do t’i marrin shumë shpejtë, veçse sugjeroi që informatat të  merren edhe në Google.

“Pajtohem që të jap informacione të tjera, por me një kërkim të thjeshtë në google. Secili shtet që e ka këtë program përfiton në aspektet të cilat unë i përmenda. Secili shtet e ka nënshkruar në këtë format që e kemi nënshkruar edhe ne. Nuk mund të ju jap sot të dhënat financiare që Kosova mund të përfitoj. Është e rëndësishme që Kosova ta ketë këtë marrëveshje”, tha tutje ajo.

Kjo marrëveshje u votua edhe nga deputet e LDK e AAK-së.

Të ngjashme