Miratohet nisma për marrëveshje bashkëpunimi në politikën e jashtme me Shqipërinë

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 14:38 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Qeverinë e Shqipërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në politikën e jashtme, raporton Ekonomia Online.

Zv. ministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, tha se për këtë marrëveshje deri më tani janë mbajtur dy takime dhe pritet të fillohet draftimi i kësaj marrëveshje.

“Për jetësimin e marrëveshjeve deri me tani janë mbajtur dy takime mes dy vendeve dhe në koordinim të plotë pritet të filloj me draftimin e kësaj marrëveshje”, tha Vunqi.

Të ngjashme