Miratohet Programi i Borxhit Shtetëror dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2020-2022

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 09:45 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në mbledhjen e rregullt ka miratuar Programin e Borxhit Shtetëror 2020-2022, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ky program jep informatat për borxhin shtetëror aktual dhe strategjinë në të ardhmen.

“Ky program përmban informacione për borxhin shtetëror aktual dhe strategjinë për të ardhmen”, tha Hamza.

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2020-2022.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se procesi i përgatitjes së dokumentit ka filluar në fillim të marsit të këtij viti dhe zyra për planifikim strategjik me konsultim me institucionet relevante ka punuar për kornizën afatmesme.

“Pjesa e parë e dokumentit tregon prioritetet e qeverisë për politikat për financim, këto prioritete përfshijnë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, integrimin evropian, sigurinë etj, pjesa e dytë është për përshpejtimin e rritjes ekonomike në vend për rritjen e eksporteve, brenda periudhës 2019 rritja reale pritet të jetë 4.6% por mund të jetë me e lartë, ndërsa rritja reale pritet të jetë 4.7 në 2020 dhe në dy vitet vijuese pritet të jetë e njëjta rritje”, shtoi Hamza.

Të ngjashme