Mirë që po shkon edhe KM në NYC. Kosova ka nevojë për prezencë më të madhe në këto ngjarje. Si duket, kjo është java më e madhe globale e vitit. Aty zhvillohen qindra mijëra takime dhe ke mundësi me zhvillu takime që përndryshe është më vështirë me i organizu.
Më herët, prej Kosovës zakonisht u dakordojshin nëse shkon Presidenti apo Kryeministri edhe njëri e përfaqësojke. Por tash e kemi një gjendje shumë më të vështirë të pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Tash e kemi andej edhe Ministrën e Jashtme. Dmth Presidentën, MJ dhe Kryeministrin.
Në parim, kjo duket mirë, se Kosova ka nevojë për proaktivitet në diplomaci. Por këto vizita, a janë të koordinuara mes përfaqësuesëve?
Nuk kam parë që takimet po bëhen të koordinuara, me një strategji ‘unë e takoj atë, e ti këtë që të arrijmë këtë rezultat/qëllim të përbashkët’. E përfaqësuesit e shteti duhet të dijnë që, pamvarësisht dallimeve brenda, jashtë duhet të bashkëpunojnë mes vete.
Nuk ka nevojë të duhen mes vete, por përgjegjësitë shtetërore duhet të kryehen. Ata duhet të shifen bashkë atje dhe të buzëqenish publikisht kur janë bashkë.
Për shkak se e gjithë energjia, aktivitetet dhe takimet do të shkojnë huq nëse nuk janë pjesë e një strategjie të përbashkët. Shumë takime që nuk na dërgojnë askund.