“Mitrovica do të bëhet destinacion turistik”

Mitrovicë | 06 Nën 2017 | 16:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidaten e partisë së tij për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë vizituar Liqenin Artificial në rrjedhën e lumit Ibër.

Veseli ka thënë se Mitrovica do të jetë qendër ku do të investohet edhe në të ardhmen.

Ai ka shtuar se ky vend ka nevojë për investime dhe punë edhe më të mëdha, që sipas tij, do të vijnë me Valdete Idrizin, kryetare të Mitrovicës.

E vetë Valdete Idrizi ka thënë se projekti i lumit Ibër do të vazhdojë deri tek fshati Çabër dhe në pjesën tjetër deri te bashkimi i lumenjve Ibër dhe Sitnica.

Ajo vlerësoi lart investimin e mandatit të kaluar të PDK-së, për rregullimin e shtratit të lumit dhe shëtitores. “Zotohem se ky projekt do të vazhdoj deri në Çabër lartë dhe deri ku bashkohen Ibri e Sitnica”, tha ajo.

“Mitrovica do të bëhet jo vetëm qendër industriale, punësimit dhe dijes, por edhe zonë turistike në nivel vendi”.

“Mitrovica do të bëhet destinacion turistik”, theksoi kandidatja e PDK-së.

Image may contain: 1 person, standing, sky, bridge, outdoor and water

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, ocean, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: one or more people, people standing, bridge, sky, outdoor and water

Image may contain: 2 people, people standing, sky, bridge, outdoor and water

 

 

Të ngjashme