Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje kishin sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës , ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë nën dyshimin se të njëjtit kanë sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës , ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.