Mitrovicë: Bastisen disa shtëpi, arrestohen katër persona

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas një hetimi disa mujor me urdhër të Gjykatës ka bastisë katër lokacione në Mitrovicë.

Nga ky aksion janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë, ndërsa në mesin e gjërave të sekuestruara nga lokacionet ka edhe kokainë, njofton Klan Kosova

“Rr.Avni Shabani, Mitrovicë, 08.12.2020-15:30.Njësia e DHTN Mitrovicë Veri në bashkëpunim të njësive tjera pas një hetimi disa mujor me urdhër të gjykatës ka bastisë disa shtëpi dhe objekte përcjellëse në katër (4) lokacione në Mitrovicë Jug, ku janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Tek të dyshuarit janë gjet dhe konfiskuar: kokainë 1kg e 892 gram, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një mulli grinder, një shufër metalike, dy lleptop, 4 telefona. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtjeje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme