Mitrovicë: Gjobitet me 500 euro pasi kishte vendosur drita rotative në automjetin e tij

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Policia në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën ‘Sami Gashi”, ka identifikuar një veturë me targa vendore e cila ishte e pajisur me dritën rotative të automjeteve me përparësi kalimi, pa poseduar autorizim përkatës .

Ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro për vendosjen e dritave të tilla, kundërvajtje kjo e cila parashihet me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Policia thekson se do të vazhdojë me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Të ngjashme