Shumë mjekë të sistemit publik shëndetësor dyshohet se për vite me radhë gjatë kohës sa kanë punuar në spitalet publike kanë punuar edhe për kompani të ndryshme farmaceutike. Mjekë të qendrave të mjekësisë familjare, të spitaleve rajonale dhe të QKUK-së kanë pasur kontrata mbi vepër me kompani të ndryshme farmaceutike.
Disa nga kontratat që i posedon gazeta e që kanë nënshkrimet e mjekëve janë pothuajse identike në përmbajtje, ani pse janë nga kompani të ndryshme.
Titulli i kontratës është “Marrëveshje mbi përgatitjen dhe referimin e prezantimeve mbi produktet”. Për këto marrëveshje mjekët janë paguar nga 50, 10, 250, 300 e 500 euro.
Gazeta ka siguruar edhe dokumentacionin nëpërmjet të cilit dëshmohet se një mjek ka pranuar telefon celular në emër “të përshkrimit të numrit të madh të barnave” të një kompanie farmaceutike..