Nën kryesimin e zëvëndësministrit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Mekanizmit Koordinues të Kosovës për HIV dhe TB.
Me votat të fshehta nga anëtaret e këtij Kuvendi janë zgjedhur, Kryesuesi, Zëvendës-kryesuesi, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe anëtarët e Komitetit Mbikëqyrës.
Kryesues i MKK për HIV dhe TB është zgjedhur dr. Izet Sadiku, Zëvendës-kryesues, Shaip Krasniqi, dy anëtarë të komitetit Ekzekutiv, Rukije Mehmeti dhe nga Shoqëria Civile, Valbona Makovci.
Ndërsa për anëtarë të Komitetit Mbikëqyrës u zgjodhën, Ibrahim Arsiani, Nazmie Fazliu, Pashk Buzhala,Violeta Fazliu, Drita Dauti, Bahri Tribunja si dhe Murat Mehmeti.
Në fund të mbledhjes u bë aprovimi i dokumentit të dorëzuar nga Fondit Global, me përmbajtje të buxhetit të alokuar të fondeve për grantet e ardhshme.