Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti sot në takim, Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, me të cilin nënshkruan Memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e komunës së Kamenicës, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me kanalizim dhe ujësjellës.
– Rregullimi i Kanalizimit në Kamenicë, vlera 10,000,00 Euro
– Ujësjellësi Koretin, vlera 43,000,00 Euro
– Ujësjellësi Kopernicë – Kolloleq – Shipashnicë, vlera 83,000,00 Euro
Ministri Ferat Shala e inkurajoi kryetarin Sinani, që pas nënshkrimit të këtij Memorandumi le të fillohet menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për Komunën e Kamenicës.