MMPHI publikon dokumentin “Tipologjia dhe performanca energjetike e ndërtesave të banimit”, konsiderohet më i rëndësishmi në efiçencë

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 14:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka publikuar dokumentin “Tipologjia dhe performanca energjetike e ndërtesave të banimit në Republikën e Kosovës”. Ky dokument u quajt më i rëndësishmi pas akteve nënligjore të nxjerra nga Republika e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky dokument do të shërbejë si një manual apo udhëzues se çfarë duhet të bëhet në rastet e renovimeve të ndërtesave në sektorin rezidencial.

Ndërsa të dhënat që janë në këtë tipologji, janë të dhëna statistikore e që janë marrë nga vetë Agjencioni Statistikor i Kosovës (ASK).

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, gjatë publikimit të këtij dokumenti tha se furnizimi i sigurt me energji elektrike por edhe performanca e ndërtesave në aspektin e energjisë është një nga prioritetet e politikave vendore edhe ndërkombëtare. Kështu tha

Ai tha se duke e marrë parasysh që ndërtesat kanë potencial të uljes së konsumit energjetik rreth 40 për qind, ky dokument jo vetëm që është një nismë për të rregulluar një nga fushat siç është efiçenca e energjisë por është një përmbushje e obligimeve që rrjedhin nga direktivat evropiane dhe nga agjenda e gjelbërt për Ballkanin Perëndimor.

“Ashtu siç jeni të informuar, furnizimi i sigurt me energji elektrike por edhe performanca e ndërtesave në aspektin e energjisë është një nga prioritetet e politikave vendore edhe ndërkombëtare. Marr parasysh që ndërtesat kanë potencial të uljes së konsumit energjetik rreth 40 për qind, ky dokument jo vetëm që është një nismë për të rregulluar një nga fushat siç është efiçenca e energjisë por është një përmbushje e obligimeve që rrjedhin ga direktivat evropiane dhe agjenda e gjelbërt për Ballkanin Perëndimor”, tha Aliu.

“Sigurimi i informacioneve mbi performancen energjetike për stokun aktual të ndërtesave dhe opsioneve për renovimin e masave efiçente të energjisë, duke përfshirë këtu vlerësimin për potencialin të kursimit të energjisë është një nismë që paraqet një bazë solide dhe sistematike për zhvillim të mëtejmë në këtë fushë”, tha tutje Aliu.

“Ky vit pune që e ka sjellë këtë produkt para nesh, vërtetë është një ballë për ne kur pastaj do të vazhdojmë dhe mbase mund të deklarojmë se fundi i këtij viti do të fillojnë të dalin edhe certifikatat e para për ndërtesat për performancën energjetike të ndërtesave në vendin tonë”, tha ai

Udhëheqësi i Projektit për Energji i GIZ-it, Avni Sfishta, tha se ky projekt ka filluar në vitin 2018 dhe është punuar nga një grup ekspertësh. Ai e quajti këtë Tipologji si një nga dokumentet më të rëndësishme në Kosovë pas akteve nënligjore që i ka Kosova.

“Ky proces ka filluar në vitin 2018 dhe ka marrë një vit punë intenzive e me të cilin është marrë grupi i ekspertëve. Është dokumenti më i rëndësishëm ndoshta pas akteve nënligjore që i ka prodhuar Kosova në fushën e efiçencën së energjisë deri më tani. Do të shërbejë si një manual se çfarë duhet të bëhet në rastet e renovimeve të ndërtesave në sektorin rezidencial. të dhënat që janë në këtë tipologji, janë të dhëna statistikore e që janë marrë nga ASK-ja që do të thotë se të gjitha të dhënat dhe elementet që janë aty të të faktuara në aspektin e besueshmërisë së të dhënave”, tha Sfishta.

Të ngjashme