Emina Cunmulaj njihet për thjeshtësinë dhe zemërgjerësinë e saj. Edhe pse është larguar prej shumë vitesh nga Shqipëria dhe jeton në SHBA ajo ka ndihmuar familje të varfra në Shqipëri.
Emina ka arritur të jetë e suksesshme pas një pune të gjatë dhe tani është një modele shumë e njohur.
Ajo është nënë e dy vajzave të vogla dhe ka një martesë deri tani të suksesshme me një biznesmen.
Dhe duket se modelja i ka arritur ëndërrat e saj dhe tani është e lumtur.
“Shumë, shumë kohë më përpara kisha një ëndërr. Pas shumë mundimesh dhe këmbënguljesh si edhe pak fat jam këtu. Një mama e lumtur,”- shkroi ajo.
Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto ku duket e buzëqeshur ndërsa vë në pah trupin e saj të përsosur.
Emina gjithmonë ka treguar se është shqiptare dhe ka folur me krenari për rrënjët e saj.
Ajo e flet shumë mirë gjuhën shqipe dhe kthehet herë pas here në atdhe për ta vizituar.