Modemi i ri i Qualcomm X55 i përkrah shpejtësitë 5G deri në 7Gbps, por edhe LTE

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Qualcommi ka prezantuar modemin e gjeneratës së dytë 5G – Snapdragon X55. Modemi i rrit shpejtësitë e wirelessit deri në 7Gbps, dhe ajo që është më e rëndësishmja – e mbështet 4G LTE, si dhe teknologjitë e mëparshme si 3G dhe 2G, raporton GSMArena.

X55 i mbështet të dy llojet e teknologjisë 5G: mmWave (trafik i lartë) dhe sub-6GHz (mbulueshmëri më të mirë). Gjithashtu modemi funksionon në rrjetet TDD dhe FDD, kështu që mund të përdoret si në Kinë ashtu edhe në perëndim.

Image

Në rrjetin mmWave, modemi mund ta arrijë bandwidthin 8000MHz (me 2×2 MIMO) me 7Gbps për download dhe deri në 3Gbps për upload. Në modin sub-6GHz, shkon deri në 1000MHz me 4×4 MIMO. Modemi është i shpejtë edhe në rrjetet “e vjetra” 4G LTE, me shpejtësi deri në 2.5Gbps për download dhe 0.3Gbps për upload.

Avantazhi i mbështetjes së rrjeteve të vjetra (si 3G dhe 2G) është se X55 mund të lidhet me çipset pa modem. Pajisjet me modemin X50 mbështeten në çipsetin LTE.

Modemi Qualcomm Snapdragon X55 pritet në pajisje në fund të vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme