Mesfushori kroat i Real Madridi, Luka Modriç, e ka pranuar se skuadra nuk mendonte se sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, do të largohej me të vërtetë nga Madridi, si dhe ka zbuluar se lojtarët kishin vënë baste mes vete në zhveshtore.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë iu bashkua skuadrës së Juventusit për 112 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës. Megjithatë, Modrici ka bërë të ditur se lojtarët e tjerë të Real Madridi nuk besonin se portugezi do të largohet, transmeton Gazeta Express.
“Unë nuk prisja që as trajneri Zinedine Zidane e as Ronaldo do të largoheshin. Në fakt, kur filluan spekulimet për Cristianon, ne vinim baste mes vete në zhveshtore dhe ishin të sigurt se ai do të qëndronte”, ka thënë Modric.
“Por, në rregull, të gjithë i marrin vendimet e veta në jetë”.
Modriçi është shpallur nga UEFA dhe FIFA si lojtari më i mirë i vitit, dhe ai pritet ta marrë edhe titullin e Topit të Artë, i cili ndahet më 3 dhjetor të këtij viti.
“Unë jam më i turpshëm dhe më i rezervuar. Të them të vërtetën, nuk e vlerësoj edhe aq shumë ekspozimin ndaj mediave. Nuk dua të flas më shumë për këtë gjë, bota rreth meje më përshtatet kështu siç është”.
“Ronaldo është në një nivel tjetër të futbollit dhe është normale që vëmendja e mediave korrespondon me këtë gjë. Unë e preferoj thjeshtësinë”.