Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se Albin Kurti i mashtroi qytetarët e Kosovës.
Kjo sipas tij sepse Kurti thotë se qytetarët janë të varfër sepse janë të vjedhur, kurse e vërteta sipas tij qëndron ndryshe, përcjellë Gazeta Blic.
Molliqaj shton se partitë populiste si VV po fitojnë në shumë vende me mbi 50% të votave.
“Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët, sepse u tha që janë të varfër sepse janë të vjedhur. Qytetarët në të vërtetë janë të varfër për shkak të pabarazisë në Kosovë. Partitë populiste si Vetëvendsoje po fitojnë shumë dhe asnjë nuk është nën 50%, shikoni Erdoganin“, deklaroi Molliqaj në TopChannel.