Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha sot në një konferencë për media se pretendimet e Molliqajt janë absurde derisa ka shtuar se me deklarimet e Molliqajt po merret edhe zyra ligjore e KEDS-it.
Molliqaj tha se Buzhala vetëm sa e shton dyshimin lidhur me deklarimet e tij se KEDS ka ndikuar në rënien e blloqeve A3 dhe A5.
Postimi i plotë :
Sot, pas konferencës që PSD ka mbajtur, lidhur me kolapsimin e KEDS, përmes pyetjeve dhe dyshimeve të ngritura, siç duket ka prekur thelbin e disa e problemeve të grumbulluara në këtë kompani dhe relacionin e saj me Qeverinë.
Reagimi i z. Buzhala, vetëm sa shton dyshimin. Në vend se menaxhmenti i ri KEK-ut dhe KEDS-it të jenë transparente, t’i lënë vend hetimit, si dhe organet hetuese të drejtësisë të nisin punën një orë e më parë, kanë zgjedhur sulmin.
KEDS është e mbyllur ndaj qytetarit prej të cilit përfiton milionat. Duke kërcënuar në konferencë dhe duke i ruajtur objektet e KEDS me polici, nuk mund ta pengojnë e as heshtin kundërshtimin qytetar.
Stili i SLAPP padive që kanë për qëllim kërcënimin e atyre që ngrisin zërin kundër eksploatimit nuk mund të zgjas. Efektit publik dhe menaxhimit te imazhit po i vie fundi.
Kjo qasje vetëm sa na jep të drejtë. Aksionet dhe organizimi do të rriten. Padrejtësia nuk mund të normalizohet. Terri ndonjëherë ndriçon të vertetën.