Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi në të cilën shihet kandidati për deputet, Dardan Molliqaj, dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Një faqe në rrjetin social Facebook “Simpatizantët e PDK-së”, kanë shkruar se “Molliqaj e kishte idol Hashim Thaçin, vraponte për të bërë foto me të”.
Për këtë, Molliqaj ka reaguar në Facebook ku ka thënë se fotografia është bërë në vitin 2000-2001, kur ai ishte nënkryetar i gjimnazit në Deçan, me ç’rast Thaçi kishte shkuar për një takim me nxënësit, madje edhe ka kritikuar klanin pronto.
Shkrimi i plotë i Molliqajt:
Koalicioni i krimit dhe klani pronto, nga frika e madhe e humbjes paskan fillu me bë mashtrime me një foto që është bërë në vitin 2000-2001, gjatë kohës kur unë isha nënkryetar i gjimnazit në Deçan, dhe ku për të takuar nxënësit dhe mësimdhënësit kishte ardhur Hashim Thaçi.
Në këtë kohë kam qenë 15 vjeç dhe asnjëherë nuk kam qenë anëtar i PDK dhe as pjesë e asnjë strukture të asnjë subjekti tjetër politik. Pres që themeluesit e PDK-së në Deçan ta demantojnë këtë të pavërtetë.
Përndryshe, personi që e ka publikuar këtë foto është vëllau i Arif Zukajt i cili ka qenë një nga keqpërdoruesit e fondit “Vendlindja Thërret” në Gjermani dhe ka vjedhur dhjetra mijëra euro nga ky fond.
E kemi thënë gjithmonë që klani pronto i frikësohet shumë humbjes. Sepse humbja për ta s’është vetëm humbje por është burg :).
P.S.
I ftoj koalicionin e krimit të dalin në debate, mos të struken në propaganda të Berat Buzhalës dhe shërbyesve të tjerë të SHIK-ut, sepse kjo veç po e shpërfaqë sa të dëshpëruar jeni.