Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqja, ka prezantuar një dokument zyrtar që tregon se ADN e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk përputhet me shenjat që janë gjetur në vendin ku ka ndodhur sulmi.
“Fakte të reja që dëshmojnë pafajësinë e aktivistëve tanë që po akuzohen për terrorizëm. Ky dokument tregon që ADN-të e aktivistëve tanë, nuk përputhen me ato që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Ditëve në vijim do t’i prezantojë provat tjera”.