Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosje po e fiton e kundërshtarët e tyre po dështojnë, pas vendimit të Gjykatës Supreme se bien poshtë ankesat e LDK-së e PDK-së dhe se nuk ka rinumërim votash në Prishtinë e Prizren.
“Tentuan ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë dhe Prizren përmes Pronto gjyqtarit Hasan Shala. Gjykata Supreme ua hodhi poshtë vendimin. Ata dështuan, ne fituam”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Dje i arrestuan dhunshëm deputetët me urdhra politikë, ndërsa sot i liruan. Ata dështuan, ne fituam”.
“Adean, Atdheun, Frashërin dhe Egzonin i dënuan me mbi 21 vjet burgim pa asnjë provë të vetme. Edhe në këtë rast, ata do të dështojnë e ne do të fitojmë”.