Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se shpërfaqja e parë e popullistëve ndodhë kur fillojnë t’i bëjnë vet të gjitha veprimet e qeverive që dikur i kishin kundërshtuar.
“Me të drejtë e kundërshtonin bllokimin e shtetit nga PDK-ja dikur, por ja ku po e bllokojnë sot vet për po të njëjtat arsye të PDK-së dikur. Me të drejtë e akuzonin pushtetin e kaluar që po e lë Kosovën pa buxhet, për interesa partiake e personale, por sot vet po e bëjnë këtë për po të njëjtat arsye”, ka thënë Molliqaj.
“Me të drejtë i akuzonin partitë që marrëveshjet qeverisëse po i bazojnë në pazare për kulaçin e pushtetit e jo në program e parime, sot po e shihni se si i kanë shndërruar Ministrin ë e Punëve të Brendshme dhe Presidencën në monedha pazari për po të njëjtin kulaç të pushtetit”.
Sipas tij kjo është shpërfaqja e parë, por jo e fundit, e popullizmit të VV dhe LDK-së.
“Pazare për pushtetarët, jo mirëqenie për qytetarët. Ky mund të jetë slogani i ri i tyre”.