Molliqaj: Xhelal Sveçlën e kanë tallur krejt në LVV, 2-3 herë jam hidhëru me Albinin për të

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është trajtuar gjithmonë “si palaço” në Lëvizjen Vetëvendosje.

Molliqaj tha në Frontal në T7 se në LVV Sveçlën “krejt e kanë tallë”.

“Xhelali ka qenë figura që krejt e kanë tallë. Ka qenë obejkti tallës në mbledhje e të gjitha”, tha ai.

Molliqaj tha se “dy-tri herë jam hidhëru me Albinin kur iu përzijke në punë private”.

“Edhe atëherë s’jam pajtu që e kanë tallë kaq shumë”, tha kryetari i PSD-së.

Të ngjashme