Momenti kur Donaldi ngushëllon Semin, pasi ajo u fjalos me Fifin

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Big Brother VIP ka sjellë situata të reja interesante mes debateve të ashpra mes banorëve.

Këtë herë situata është ndezur mes dy këngëtareve, Fifit dhe Semit që janë fjalosur me njëra-tjetrën.

E gjithë kjo nisi nga një shkop druri të cilin Fifi e ka mbajtur së fundi, dhe ka acaruar banorët e shtëpisë me sjelljen dhe mbajtjen e tij.

Ishte Semi ajo që i ka kërkuar Fifit që ta largoj shkopin pasi ajo po frikësohej dhe madje mund t’i dilte edhe në ëndërr me të.

Në anën tjetër Fifi nuk iu bind duke thënë se ka marr leje nga “Vëllai i madh” për ta mbajtur, e gjitha përfundoi në një debat të ashpër duke bërë që Semi të fillonte të ndihej keq dhe të përlotej.

Të ngjashme