Këngëtarja kosovare, Monika Salihu, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjell në jetë një vajzë të shëndetshme. Lajmin e gëzueshëm e ka dhenë vetë i ati i këngëtares, boksieri Aziz Salihu i cili në një postim në Facebook, ka zbuluar gjithashtu edhe emrin e foshnjës së porsalindur.
“Sot me ndihmën e Zotit u bëra gjysh. Monika na dhuroi një vajzë që gëzoi të gjithë familjen Salihu dhe kjo ndjenjë qenka e pëpërshkrueshme. I dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë Melodi”, shkroi babai i këngëtares, e cila u bë e njohur fillimisht pikërisht nga hiti i saj me titull “Qika e bokserit”.